Vazhdon edhe më tutje të jetë në qendër të vëmendjes ngjarja e 4 gushtit në Bon Vivant. Përleshja që derivoi me të vrarë e të plagosur, është komentuar shumë, në veçanti në rrjetet sociale.
Për të diskutuar lidhur me këtë çështje ishte i ftuar ish-Komandanti i FSK Kadri Kastrati.
Ky i fundit tregoi rregullat ushtarake dhe mospajtimet e tij me ligjet aktuale në vend, duke pohuar se ka kritika.
Ai gjithashtu vlerësoi se asnjë ushtaraku nuk duhet t’i lejohet puna dytësore, ndërsa për ta eliminuar këtë, duhet të përmirësohen kushtet./Botapress.info/