Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gullbovc të Malishevës dhe jo vetëm. Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.
Sinjali mësoi dy vëllëzërit që nuk i’u bënë ballë të shtënave janë Driton Morina dhe Naim Morina.
Siç raportoi Sinjali, i dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci i Drenasit, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.
Lajmin për Sinjalin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Është një vrasje e dyfishtë, viktimat janë dy vëllezër, i dyshuari dhëndërr i tyre. I njohur për Policinë, nga një fshat në Drenas, për momentin është në kërkim. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes. Motivi dyshohet për një fjalosje mes tyre”, tha Graishta.
Por, si ndodhi ngjarja?
Sot, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e Morinëve për ta marrë bashkëshorten. Pasi ishte larguar disa metra, është kthyer sërish dhe ka hapur zjarr ndaj Dritonit dhe Naimit, të cilët ndodheshin para oborrit. Të dy kanë ndërruar jetë në vend.
“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes, për Sinjalin.

Masat
Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje.
I dyshuari (siç raportoi ekskluzivisht Sinjali) Astrit Isufi është në arrati dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij.
Hetimet janë në vazhdim.



Të tjera
Aktuale
Postimi prekës i bashkëshortes së Driton Morinës, i cili sot u vra në Malishevë nga dhëndri i tij
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Çeku: Prishtina ka nevojë për një qasje serioze dhe funksionale
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrullah
Aktuale
Kurti si “instruktor” i balotazhit: Votoni në mëngjes se pasdite ju vijnë mysafirë
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, sot