Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur nëse ka qenë në dijeni për të kaluarën e Radoica Radomiroviq, i cili u emërua në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Përkundër insistimit të madh të gazetarëve, Kurti po ashtu nuk ka pranuar të flasë as për Dragisha Millenkoviq, i arrestuar më 21 qershor në fshatin Kishnicë. Sipas avokatit të këtij të fundit, i dyshuari ishte shoqëruar me Kurtin dhe i kishte dërguar libra në burg.
Minatorët e Trepçës edhe sot në grevë për mosekzekutim të pagave
Kurti nga adresimi për media që kishte bashkë me ministrin Vitia, para Institutit të Onkologjisë u “përplas” me gazetarët duke refuzuar të përgjigjet në pyetjet jashtë kësaj tematike.
“Unë thashë, Arben Vitia. Nuk mundeni kështu. Jemi para Institutit të Onkologjisë. Për çështje të tjera janë konferencat në Qeveri e me ministrat e tjerë.
“Këtu jemi para Institutit të Onkologjisë dhe nuk besoj që pyetjet e juaja janë çështje onkologjike”, tha Kurti ndër të tjera.
Radoica Radomiroviq, i cili më 25 maj të këtij viti ishte emëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim, ka pranuar se ka qenë pjesë e luftës së Kosovës, por thotë se nuk ka marrë pjesë në operacione luftarake.
Për këtë çështje janë deklaruar edhe nga Qeveria. Ata kanë thënë se ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë
“Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil”, kishin deklaruar nga Qeveria./Botapress.info/