“Masa e sigurisë” së Qeverisë për mallrat serbe pritet të hiqet pas vërejtjes që shteti ka marrë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky shkrim ka nxitur reagime nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka dhënë kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti.
Postimi i plotë:
“Më vjen shumë keq kur shoh se si Kosova dhe qytetarët e saj po paguajnë çdo ditë për vendimet e “gabuara” të kësaj qeverie. Mjafton të analizoni çdo vendim, nga “reciprociteti për targa” e me tutje, dhe do të kuptoni se çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar Kosova.
-Me reciprocitetin për targat…u legalizuan targat ilegale
*Me dërgimin e policisë speciale….u dasht t’i tërhiqnim ata, madje u kushtëzuam me largimin e kriminelëve dhe barrikadave nga rruga.
*Me aplikimin e gjobave për targa, serbët tërhiqen nga institucionet dhe kthimin e tyre e kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit.
*Pa asnje nevojë, organizojmë zgjedhjet,….tani ne vetë i anulojmë ato dhe sipas dëshirës së disubidientëve serb, organizojmë zgjedhje të reja. (Sa zhgënjim, sa mundim, sa shpenzime??)
*Ndalojmë mallrat nga Serbia…tani ne vetë po tërhiqemi.
Në janar të këtij viti, kam lexuar në një portal ndërkombëtar ku shkruhej: “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”.
Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të Kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta.”
Kho dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësishte!