Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur në 24 orët e fundit, një në Obiliq dhe një tjetër në Gjilan, shkruan Botapress.info
Në Obiliq është raportuar nga familjarët se viktima femër, pas disa problemeve shëndetësore e kanë dërguar për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh, Vushtrri, dhe më pas nga aty viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
https://botapress.info/ky-eshte-personi-qe-mbeti-i-vrare-ne-nje-kafiteri-ne-skenderaj/
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
Ndërsa në Gjilan ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet. /Botapress.info/