Armend Mehaj, ka njoftuar se sot pas dorëzimit dhe pranimit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes, së bashku me Ejup Maqedonci kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Mehaj është liruar të martën nga detyra e ministrit të Mbrojtjes për “arsye familjare”, transmeton Paparaci.
Maqedonci do ta drejtojë ministrinë e Mbrojtjes, pasi u emërua në këtë pozitë nga kryeministri Albin Kurti menjëherë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Armend Mehajt më 8 gusht.
Megjithatë, Mehaj shkroi pak minuta më parë “Prekazi është vendi ku janë vënë themelet e ushtrisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari do të mbetët përherë komandanti i cili i prinë ushtrisë sonë, na prinë neve dhe i prinë popullit në idealet që kemi”.
“Rruga jonë drejt së ardhmes nisë nga Jasharajt e Prekazit”, shtoi Mehaj.