Pas dekretimit që Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i bëri emrit të dytë të propozuar nga LVV-ja, Glauk Konjufcës, ka reaguar ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.
Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se Vjosa Osmani është ‘notere dhe asistente’ e Albin Kurtit.
Ai tha se e njëjta ‘është përçarëse dhe se ka dëmtu dhe shkatërru LDK-në për interesa personale’.
“Zonja Osmani është një notere, asistente e Albin Kurtit, ajo nuk ka luajtur asnjëherë rolin e Presidentes. Ajo është përçarëse, ajo ka dëmtu dhe shkatërru LDK-në për interesa personale. Edhe tani është duke u ‘kacavjerr’ në qafë të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje vetëm që të mundet që gjatë pranverës së ardhshme kur i skadon afati, të rizgjedhet eventualisht edhe një mandat. Asaj nuk i intereson as çështja e Kosovës, as statuti i Kosovës, as imazhi i Kosovës dhe as proceset integruese të Kosovës. Asaj i intereson vetëm interesi personal” tha Dedaj



Të tjera
Lajme
Major Vjollca Hoti diplomon me sukses në Akademinë Kombëtare të FBI-së
Major Vjollca Hoti nga Policia e
Aktuale
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025
Lajme
Festa e Bajramit, Tërnava uron besimtarët: Gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët
Në ditën e fundit të muajit