Tragjedia në Bon Vivant ku u përfshin dy grupe kriminale, duket se nuk po ndalet.
Siç raporton Sinjali, mbrëmë në klinikën e QKUK-së ku po trajtohet Andi Pajaziti i njohur si “Italiani”, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
https://botapress.info/kush-eshte-endrit-nika-i-akuzuari-qe-privoi-nga-jeta-te-dashuren-argjentinase-ne-fushe-kosove/
Pajazitit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, por pasi edhe ai është i plagosur, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nuk dihet nëse të shtënat lidhen direkt me rastin e të premtes, megjithatë bëhet e ditur se Policia e Kosovës po kryen hetime.
Andi Pajaziti është i njohur për të kaluarën kriminale dhe dhjetëra vepra penale në të kaluarën.