U bënë plot nëntë vite nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Edhe pas thirrjeve të shumta e kohës që ka kaluar, rasti i Deharit ende mbetet i pazbardhur.
Me rastin e përvjetorit, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë homazheve në nderim të Astritit, theksoi rëndësinë e domosdoshmërinë e zbardhjes së plotë të rastit.
“I bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë të bëjë më tepër dhe të angazhohet, sepse ky krim është një plagë e hapur, jo vetëm për familjen Dehari dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por për mbarë popullin e Kosovës dhe Republikën tonë”, ka thënë ai.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe deputeten Shqipe Mehmeti-Selimi, kanë bërë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit.



Të tjera
Lajme
Major Vjollca Hoti diplomon me sukses në Akademinë Kombëtare të FBI-së
Major Vjollca Hoti nga Policia e
Aktuale
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025
Lajme
Festa e Bajramit, Tërnava uron besimtarët: Gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët
Në ditën e fundit të muajit