Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka përmendur koalicionin e VV’së me Xhafer Tahirin në Vushtrri, për të cilin thotë se e ka mbështetjen e votuesve.
Ai ka shtuar se shumica e koalicioneve që partitë tjera po bëjnë nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve.
“Ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri. Shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre. Dhe do të jetë e vështirë që ato koalicione të rezultojnë në aritmetikë elektorale, sepse votuesi nuk do ta ndjekë urdhrin e partisë. Mirëpo në Vushtrri ka disponim të madh të votuesve për ta ndryshuar qeverisjen komunale. Prandaj edhe koalicioni i bërë ka gjasat maksimale për të prodhuar sinergjinë e nevojshme për ndryshim.”



Të tjera
Lajme
Major Vjollca Hoti diplomon me sukses në Akademinë Kombëtare të FBI-së
Major Vjollca Hoti nga Policia e
Aktuale
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025
Lajme
Festa e Bajramit, Tërnava uron besimtarët: Gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët
Në ditën e fundit të muajit