Komuna e Prishtinës ka njoftuar fillimin e punimeve për ndërtimin e një rruge moderne dhe të gjerë me gjashtë korsi, trotuare dhe shteg për biçikleta te rruga B.
Kjo rrugë e re do të lidhë rrethrrotullimin e rrugës “B” me atë të rrugës “A”, duke shërbyer si një alternativë e shpejtë dhe e lirë për qarkullim.
Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xh Xhaferi, ka njoftuar për fillimin e ndërtimit.
“Kemi filluar ndërtimin e rrugës B, jashtëzakonisht e rëndësishme për Prishtinën”, – ka thënë ai.
“🏁Punimet në Rrugën B, kanë filluar! Prishtinës, shumë shpejt po i vjen edhe një tjetër rrugë fantastike! Rrugë me 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta, e cila do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës B, tek ai i rrugës A.” – thuhet në njoftim.