Për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë në lokalin “Bon Vivant” ku një person u nda nga jeta si pasojë e plagëve të marra nga të shtëna me armë zjarri është deklaruar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku shpjegoi se 17 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Detajet e ShSKUK-së:
5 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë .
Ish kandidati për kryetar të Prishtines është pronari i lokalit “Bon Vivant”
Prej tyre, 4 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror.
Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17.
Prej tyre, 7 të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta.
I gjithë stafi i Klinikës Emergjente dhe klinikave të tjera kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me drejtorin e Klinikes Emergjente, Naser Syla.
Për të ngritur gjendjen e gatishmërisë, ofruar mbështetje dhe pë t’u interesuar për të lënduarit në Klinikën Emergjente ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Azizi.