Flakron Zhitia, dhëndëri i kryetarit aktual të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpjetim Bulliqit, është punësuar në Ndërmarrjen Publike “Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina”, raporton Albanian Post. Mediumi AP, ka siguruar vendimin e marrë nga Ujësjellësi për ta renditur më së larti me pikë në mesin e kandidatëve të tjerë, pikërisht dhëndërin e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit, Flakronin.
Kjo është situata në veri pas largimit të Policisë së Kosovës
Bulliqi, nuk e ka mohuar punësimin e dhëndrit për Albanian Post, por tha se ai nuk jep përgjigje rreth punësimit të tij sepse ai nuk është adresa.
“Ama pyesni aty ku pyetet, unë nuk jam adresa, mos më pyetni mua”. – ka thënë Bulliqi.
Në dokumentin e vendimit të siguruar nga AP, thuhet se “për rezultatin e konkursit numër 2047, të datës 09.06.2023 për vendin e punës kontabilist” kandidati që kapi më së shumti pikë është Flakron Zhitia.