Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se “ka hapësirë për diskutime mes partive politike” për arritjen e formimit të qeverisë, pas propozimit të mandatarit Glauk Konjufca.
Osmani tha se dëshiron të besojë që partitë politike do ta vendosin interesin e vendit të parin.
“Mendoj që akoma ka hapësirë që partitë politike ta arrinjë një dakordim, nuk po them që ma kanë thënë atë gjë, por nuk dua të dorëzohem nga përpjekjet, është cështje madhore të dorëzohemi kaq herët…”,tha Osmani para gazetarëve, transmeton Express.
“Dua të besoj që gjitha partitë politike do ta vendosin interesin të parin”, shtoi Osmani.
Ndërkohë, i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pak më parë në një konferencë për media tha se nuk sheh koalicion me partitë tjera.
“Sa i përket koalicioneve me këto parti, nuk po shoh kurrfarë mundësie, as teorike madje, për shkak të mosbashkëpunimit të tyre…”, deklaroi Kurti.



Të tjera
Lajme Opinione
Nurellari: Kurtit i leverdisin zgjedhjet, për këtë arsye
Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi
Lajme Shëndetësi
“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në KosoVë
A ka ndonjë nënë që
Lajme
NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane
NATO thotë se mbetet e bindur