Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Osmani gjatë një konference për media, ka thënë se ky mandatim është në përputhje me Kushtetutën dhe tri aktgjykimet.
Po ashtu, ajo tha se me aktgjykim ka përgjegjësi ta ruajë stabilitetin e vendit për shmangien e zgjedhjeve.
“Sot në përputhje me kushtetutën, në përputhje me tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjfuca kandidat për kryeministër. Mandatimi i z. Konjufca është me përgjegjësinë tjetër që gjykata ia ka dhënë presidencës në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht që presidentja të ruajë stabilitetin vendit, duke shamngur zgjedhjet”, ka thënë Osmani.
Ajo tha se nuk ka diskrecion në këtë çështje, pos nëse do të kishte edhe të propozuar tjerë, duke shtuar se nuk ka pos propozimit të Vetëvendosjes



Të tjera
Lajme Opinione
Nurellari: Kurtit i leverdisin zgjedhjet, për këtë arsye
Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi
Lajme Shëndetësi
“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në KosoVë
A ka ndonjë nënë që
Lajme
NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane
NATO thotë se mbetet e bindur