Ditën e sotme, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere të zgjerimit gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.
Pjesë e këtij raporti është edhe Kosova. Në faqen e Komisionit Evropian thuhet se Kosova ka mbetur e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, ‘’me një nivel të lartë mbështetjeje publike’’. Por, theksohet ne KE, se vonesat në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit ka ngadalësuar progresin në reformat që lidhen me BE-në.
‘‘Kosova ka mbetur e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, me një nivel të lartë mbështetjeje publike. Megjithatë, vonesa në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit ka ngadalësuar progresin në reformat që lidhen me BE-në. Për të rikthyer dinamizmin në këtë proces, është e domosdoshme forcimi i bashkëpunimit ndërpartiak dhe riprioritizimi i reformave evropiane’’, thuhet nga KE.
Po ashtu, aty theksohet se KE, shpreh gatishmërinë për të përgatitur një Opinion mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Këshilli.
‘‘Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i angazhimeve nga Dialogu mbeten pjesë thelbësore e perspektivës evropiane të Kosovës. Komisioni shpreh gatishmërinë për të përgatitur një Opinion mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Këshilli’’, thuhet tutje.
Përveç këtyre, nga KE po ashtu thuhet se hapat e ardhshëm për heqjen e masave do të varen nga ruajtja e de-përshkallëzimit të situatës në veri.
‘’Gjithashtu, Komisioni ka ndërmarrë hapat e parë nga maji 2025 për të filluar heqjen graduale të masave ndaj Kosovës. Hapat e ardhshëm do të varen nga ruajtja e de-përshkallëzimit të situatës në veri. Komisioni synon t’i heqë më tej këto masa, nëse arrihet një transferim i rregullt i qeverisjes lokale në veri pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe nëse de-përshkallëzimi vazhdon të mbahet’’, thuhet mes tjerash nga KE



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet