Analisti televiziv Rron Gjinovci ka përdorur gjuhë të papranueshme duke përdorur fjalë provinciale ndaj dikujt dhe ironikisht duke e fyer të njëjtin si “provinciallc”
Për ironi, z. Gjinovci duket se nuk e di se çka është provincializmi pasi përkundër që ka përdorur fjalë provinciale i ka thënë personit në fjalë “provinciallc” dhe “selak”.
“Selak” nga serbishtja përkthehej në “fshatar”, por në vendin tonë në shumicën e rasteve përdorej në mënyrë fyese ndaj personave që ishin apo kishin origjinë nga fshati.
Por, ai përdor edhe mbiemrin “provincial” (provinciallc) për personin në fjalë. Kuptimi i kësaj fjale në gjuhën shqipe i përdorur në mënyrë fyese është si vijon:
“PROVINCIAL mb.
“mospërf. Që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar. Njeri provincial. Jetë provinciale.”
Ky përshkrim tregon pikërisht mënyrën se si fyen në këtë status z. Gjinovci.
Nacionale lut lexuesit e saj që të mos përdorin gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit apo fjalë pronviciale ndaj askujt!
Statusi i plotë:
![](https://nacionale.com/uploads/provinciallc.png)