Një tentim vrasje ka ndodhur dje në qytetin e Podujevës. Policia ka njoftuar se një burrë është sulmuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në lëvizje me veturën e tij.
Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha. Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm.
Deri në 300 pacientë brenda një ndërrimi në QKMF, këto janë arsyet
“Podujevë 01.08.2023 – 05:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim te veturës së tij. Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha. Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.