Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka komentuar koalicionet mes partive politike nëpër komunat të cilat më 9 nëntor do t’i nënshtrohen procesit të balotazhit.
Salihu në emisionin “Interaktiv” në KTV, tha se të dhënat tregojnë që Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka mobilizuar strukturat e saj që të kontaktojnë me strukturat e PDK-së për ndonjë koalicion qoftë edhe joformal.
“Të dhënat tregojnë që Vetëvendosjë është e interesuar për votat e PDK-së në Prishtinë. Ka mobilizuar strukturat e saj në Prishtinë që të kontaktojnë me strukturat e PDK-së, me qëllim që të krijohet një koalicion formal ose joformal me qëllim të marrjes së kësaj vote. A kanë arritur diçka në këtë drejtim, këtë informacion nuk e kam”, deklaroi Salihu.
Deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj se do ta votonte Përparim Ramën në balotazh, Salihu e quajti mesazh për votuesit e partisë së tij.
“Është dërgim mesazhi. Enver Hoxhaj si person dhe personalitet në PDK ka ndikim, ka emër, ka një imazh të pranueshëm te struktura e PDK-së përgjithësisht dhe natyrisht që pozicionimi i tij ose deklarimi i tij e dërgon një mesazh dhe unë mund ta kuptoj edhe si një lloj përpjekje për ta mobilizuar votën e PDK-së në favor të Përparim Ramës në Prishtinë. Edhe sinjalet e tjera që i ka dërguar PDK-ja në periudhën e fundit lënë të kuptojnë që më shumë PDK-ja do të pozicionohet në përkrahje të LDK-së, e më pak ka gjasa të pozicionohet në përkrahje të LVV-së. Nëse kjo ndodhë, Përparim Rama krijon një avantazh absolut”, deklaroi Salihu.
Në Prishtinë, kandidati i LDK-së Përparim Rama së fundmi ka bërë koalicion kandidatin e AAK-së Bekë Berisha. PDK-ja, deri më tani nuk është deklaruar nëse është në mbështetje të LDK-së.
Gara interesante, sipas Salihut pritet të jetë edhe në Komunën e Gjilanit dhe Prizrenit, veçanërisht në Prizren pasi partia turke akoma nuk është pozicionuar.
“Nuk e di nëse është zyrtare që PDK-ja po e mbështetë LDK-në por nuk ka ndonjë koalicion zyrtar në Gjilan. Interesante duket se gara do të jetë në Prizren edhe për shkak të koalicioneve. E vetmja parti që atje mund ta bëjë diferencën është partia turke që akoma nuk është pozicionuar. Emilja Rexhepi është pozicionuar për LVV-në, Duda Baljen për PDK-në por akoma nuk është pozicionuar partia turke e cila në Prizren ka diku 5 mijë vota”, deklaroi Salihu.
Gara e balotazhit mbahet më 9 nëntor. Këtij procesi do t’i nënshtrohen 17 komuna, dërisa në 13 prej tyre janë krijuar koalicione. Aleanca më e shpeshtë është ajo mes PDK-së dhe LDK-së.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet