Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka cilësuar si kërcënim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se nuk do t’i ndajë mjete buxhetore për kryetarët e komunave që “nuk dinë të punojnë” ose “vjedhin”.
Sipas Behramit, Kurti po vepron me logjikën përjashtuese të viteve ’90, ku qytetarët ndaheshin në bazë të bindjeve politike.
“Kurti është duke e keqpërdorur pozitën e tij si kryeministër në detyrë dhe si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai nuk do të ketë më mundësinë ta keqpërdorë buxhetin për nivelin lokal, sepse nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. Kërcënime të tilla zgjojnë ankthët e vjetra të shqiptarëve të Kosovës, ku një logjikë e tillë politike ka ekzistuar vetëm në vitet ’90. Me të njëjtën logjikë po operon sot Albin Kurti duke ofruar një lloj ‘kontrate lojaliteti’ me qytetarët: ata që janë me VV-në përfitojnë, e ata që nuk janë, dënohen. Vetëm sa nuk tha se do t’i internojë. Sikur të kontrollonte edhe sistemin e drejtësisë, ai do të shkonte aq larg sa të internonte qytetarë që nuk i përkasin partisë së tij”, ka deklaruar Behrami në emisionin Ditari në Tëvë1.
Në vijim, Behrami ka shtuar se Kurti në vazhdimësi ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj votuesve të Vetëvendosjes, ndërsa tani po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë edhe me votuesit e partive të tjera.
“Ai nuk i ka kërcënuar vetëm votuesit që nuk janë të VV-së, por të gjithë qytetarët. Kërcënimi i parë ka ardhur ndaj vetë votuesve të tij, kur ai ka thënë se ‘dua të marr 51%’. Gjatë gjithë kohës, krizat artificiale që i ka krijuar, i ka përdorur si shantazh ndaj votuesve të tij për t’iu dhënë mesazhin: ‘shikoni çfarë ndodh kur unë nuk kam shumicën’. Ai i ka shantazhuar në vazhdimësi votuesit e VV-së dhe tani po mundohet të kërcënojë edhe votuesit e partive të tjera”, ka përfunduar Behrami



Të tjera
Lajme Opinione
Nurellari: Kurtit i leverdisin zgjedhjet, për këtë arsye
Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi
Lajme Shëndetësi
“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në KosoVë
A ka ndonjë nënë që
Lajme
NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane
NATO thotë se mbetet e bindur