Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar, në postimin e Granit Xhakës, pas fitores së Zvicrës ndaj kampionit aktual të botës, Francës.
Në postimin në Facebook Xhaka ka shkruar, “Kur besoni, mund t’ia dilni”.
Ndërsa, Lladrovci ka lënë një koment tek Xhaka, duke i shkruar se është krenare me ‘shqiponjat’.
“Dëshmuat fuqi morale të fituesit deri në minutat e fundit dhe në ekzekutimin e penalltive. Krenar me juve shqiponja. Ju lumtë!”, ka shkruar Lladrovci.
Ndryshe, Granit Xhaka zhvilloi një performancë të shkëlqyer ditën e djeshme saqë u vlerësua dhe nga UEFA si lojtari më i mirë i takimit Francë-Zvicër.