Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, të cilës sot gazetarët ia kanë bojkotuar konferencën për media.
Gazetarët e shumicës prej mediave të Kosovës e kanë bojkotuar sot konferencën e ministres Rozeta Hajdari. Pas fillimit të konferencës, gazetarët i kanë marrë mikrofonët dhe kamerat dhe janë larguar nga salla e konferencave.
Kjo është bërë në shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për heqjen e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova./Botapress.info/