Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan është anëtar i familjes në pushtet të Abu Dhabit, pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë që e bën atë të famshëm në botë.
Ai është pronar i koleksionit më të çuditshëm të veturave në të cilin ka më shumë se 200 automjete, si dhe drejton Hummer H1 më të madh në botë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një automjeti gjigant, përmasat e së cilës ilustrohet më së miri nga Hummer-i “i zakonshëm” i parkuar pranë tij. Vetura është 14 metra e gjatë, gjashtë metra e gjerë dhe po aq e lartë, duke shkaktuar habinë e kalimtarëve.
Për këtë veturë kishin shkruar edhe mediat e huaja si Daily Mail.
Ky koleksionist veturash njihet edhe si “Rainbow Sheik”, përkthyer si “sheik i ngjyrave të ylberit”, dhe pseudonimin dyshohet se e ka marrë nga një koleksion prej shtatë Mercedes SEL të lyer me ngjyra të ndryshme ylberi.