Dhimbja që ndiejmë kur qafa ngurtësohet në të vërtetë është pasojë e shkurtimit të muskulit të qafës, që ndodh kur e mbajmë qafën në një pozicion jo të natyrshëm, qoftë kur jemi zgjuar ose kur jemi duke fjetur
Tri zgjidhje për një qafë të ngurtë i sjell kiropraktuesi amerikan, dr. Alan Mandell. Mund të provoni vetëm një ushtrim ose që të tria.
Ushtrimet funksionojnë, sepse zgjasin muskulin e qafës
Ushtrimi 1
- Me gishtat e dorës së kundërt në anën e qafës që ju dhemb (dora e djathtë/ana e majtë e qafës, dora e majtë / ana e djathtë e qafës) shtypni qafën dhe kthejeni qafën anash derisa të ndieni dhimbje.
- Ndërsa shtypni vendin e lënduar me gishta, ktheni kokën anash sa më shumë që mundeni.
- Pastaj përdorni gishtat për të tërhequr muskulin e qafës drejt pjesës së brendshme ose kockës së qafës. Tërhiqni muskulin nga sa më shumë pika në qafë.
Ushtrimi 2
- Ashtu si në ushtrimin e parë, kapni majën e kokës me dorën e kundërt nga ana e qafës, ktheni kokën 45 gradë dhe tërhiqeni kokën poshtë.
- Mbajeni për 15 deri në 20 sekonda, relaksohuni dhe tërhiqeni përsëri edhe më shumë dhe mbajeni për 15 deri në 20 sekonda.
- Kthejeni kokën në pozicionin fillestar dhe tërhiqeni përsëri poshtë, mbajeni për 15 deri në 20 sekonda, relaksohuni dhe më pas tërhiqeni edhe më fort.
Ushtrimi 3
- Në këtë ushtrim përdoret i njëjti krah si ana e dhimbshme e qafës (krahu i djathtë/ana e djathtë e qafës, krahu i majtë/ana e majtë e qafës). Bëjeni dorën në grusht, shtypeni në qafë në vendin ku ju dhemb dhe anojeni kokën në grusht.
- Lëreni grushtin tuaj të “depërtojë” në qafë, dhe se a po bëni mirë është kur ndieni dhimbje. Mbajeni në këtë pozicion për 15 deri në 20 sekonda.
Shikoni videon për të kryer me saktësi këto ushtrime të forta të qafës: