Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim presidenten Vjosa Osmani.
Sipas një njoftimi të FSK-së, Osmani dhe Jashari ndoqën nga afër demonstrimin e një skenari të improvizuar, ku pjesëtarët e Njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së shfaqën nivel të lartë profesionalizmi, përgatitjeje dhe koordinimi.
“Gjatë vizitës u mbajt një brifing informues i njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së, ku u prezantuan qëllimi dhe objektivat e njësisë. Gjatë këtij prezantimi gjithashtu u diskutua mbi avancimet dhe kapacitetet profesionale të kësaj njësie elite të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Osmani dhe komandanti i FSK-së janë shprehur të kënaqur me të arriturat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me progresin e Njësisë së Operacioneve Speciale.
“Në përmbyllje të vizitës, Presidentja Osmani drekoi së bashku me pjesëtaret të gjinisë femërore të FSK-së, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Forcës, si dhe në promovimin e barazisë gjinore në shërbim të vendit”, thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani ka shkruar edhe në rrjetet e saj sociale për vizitën.
“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës. Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!”



Të tjera
Aktuale
Presidenti bullgar paralajmëron BE-në: Serbia synon territore nga Kosova, Bosnja..
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka
Aktuale
LVV-ja i ka mobilizuar strukturat në Prishtinë t’i bindin ato të PDK-së për ta votuar Çekun
Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka
Aktuale
Kosova e akuzon Serbinë për cenim të integritetit territorial
Një shtetas i Republikës së Kosovës,