Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me gastronomët dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizimit.
Rama ka thënë se gastronomët janë zemra e Prishtinës për ekonomi dhe energji.
“Gastronomët dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, janë zemra e Prishtinës si ekonomi dhe si energji Puna e tyre është përjetimi i parë që e ndiejnë turistët, por edhe vetë prishtinalitë, që nisin ditën me kafe, takohen në drekë me kolegë e me festojnë me familje në këto vende që i japin jetë qytetit”, ka shkruar Rama.
Ai tha se do ta vazhdojë mbështetjen për kategorinë e cila i jep shpirt Prishtinës.
“Si kryeqytet, kemi synuar gjithmonë t’i ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë punën. Edhe këtë herë kemi dëgjuar me kujdes ankesat dhe sugjerimet e tyre. Sigurisht, ka ende shumë për të bërë dhe bashkë do t’i bëjmë më mirë. Një gjë është e sigurt: Prishtina pa ju është më e varfër, ekonomikisht dhe shpirtërisht. Ju jeni një segment i vlefshëm i shoqërisë sonë, që e respektoj dhe e vlerësoj thellësisht për kontributin që i jep qytetit çdo ditë”, tha Rama.



Të tjera
Aktuale
“Abuzim, zhvatje…”, ish-opozita e kritikon Kurtin për emërimet e reja në prag të zgjedhjeve
Emërimet e tre zëvendësministrave gjatë ditës
Lajme
Trepça jep detaje për vjedhjen e dy trafove
Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së
Ekskluzive Lajme
Pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha
Një konflikt familjar që kishte kohë