Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i trishtuar nga lajmin për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Lipjanit.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tronditjet e tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh.
Ai tutje i ka shprehur ngushëllime familjes Bekteshi dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
“I trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre antarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit. Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave. Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.” – ka shkuruar kryeministri Kurti.