Vendimin e partisë në pushtet për mbylljen e Klan Kosovës e ka quajtur “vulosje të vrasjes së demokracisë”, ka shkruar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili.
Reagimi i plotë:
Mbyllja e Klan Kosova nënkupton vulosje të vrasjes së demokracisë.
Asgjë më pak se kaq.
Sot nuk po mbyllet një medium. Sot po shantazhohet e vritet liria e fjalës.
Kushdo që e legjitimon dhe arsyeton NUK përkon me idenë sublime të një Kosove demokratike dhe NUK do ta lejojmë të na mbajë leksione për demokraci.