Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinë, ka marrë vendim që t’ua ndalojë profesorëve që të angazhohen edhe në kolegje apo institucione private.
Atyre u ndalohet angazhimi dhe mbështetja në çfarëdo forme të kolegjit/institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional
“Nuk lejohet angazhimi i personalet akademik në kolegje-institucione private të arsimit të lartë përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit-institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendimin./Botapress.info/