Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së një udhëtari gjatë kontrollit të dytë.
Dogana njofton se pas verifikimit me njësitë hetimore, ndaj shumës së padeklaruar është zbatuar masa e konfiskimit të 25% të vlerës, sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar për procedura të mëtejshme.
“Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e deklarimit të mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor dhe fton të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet në fuqi, për të shmangur masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.




Të tjera
Lajme Opinione
Nurellari: Kurtit i leverdisin zgjedhjet, për këtë arsye
Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi
Lajme Shëndetësi
“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në KosoVë
A ka ndonjë nënë që
Lajme
NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane
NATO thotë se mbetet e bindur