Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate, ka reaguar rreth huqiës së turpshme të qeverisë në ngatërrimin e mbiemrit të policit hero të vrarë në veri, Enver Zymberit, të cilit, në pllakën e zbuluar sot në kampin e policisë në veri, i është vendosur mbiemri ‘Zymeri’, shkruan Gazeta Metro.
Nushi nga PSD’ja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, qeveria po ngutet me marrë merita, kësisoj ia kanë huq edhe mbiemrit të policit.Ai ka përmendur edhe deklaratën e Mimozës, e cila në bisedë me anëtarin e Listës Serbe Sllavko Simit, i referoj policit Zymberi si “ai polici që e vrajtën”.
“Tu u ngutë me marrë merita, ia paskan huqë edhe mbiemrit te policit te vrarë! Qe thojke Mimoza ne bisede me Sllavkon: “ai polici qe e vrajten…”, ka thënë ai. /Botapress.info/