Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratën e mërgimtarit i cili shkoi aq larg sa e quajt profet Albin Kurtin. Nuk ishte edhe aq i impresionuar Kajtazi me këtë qasje të krijimit të kultit të liderit, transmeton Botapress.info
Ai ironizoi me shpërthimin entuziast të mërgimtarit. Ai shkroi se ‘këta’ po të mundnin do të ndryshonin edhe Kuranin pa u thelluar se kë e konsideron si ‘këta’. “Me mujte keta edhe Kuranin e ndryshojne” – shkroi Kajtazi.
Dje njëri nga këta mërgimtarë i ekzaltuar i kishte thënë medias Lajmi gjatë një deklarate për Albin Kurtin, duke e zëvendësuar kredon islame, hoqi profetin Muhamed dhe e vuri kryeministrin kosovar .“La ilahe, il Allah – Albin Kurti resul Allah”.
Në atë ekzaltim fanatik pritej që mërgimtari t’i quaj jonormal 49% të qytetarëve që nuk e kanë votuar Albin Kurtin.