Gazetari Vehbi Kajtazi ishte i mendimit se deklarata e Ramush Haadinajt për ‘turizmin’ e Hashim Thaçit gjatë luftës mund të jetë një ndihmesë e mundshme për të dhe është keqkuputuar motivi i liderit të AAK’së. Syla ia ktheu me një batutë në komente vlerësimin e tij për këtë ndihmesë të pretenduar.
Qasja e Kajtazit ishte më pajtues në zhurmën që u përhap në publik dhe zënkën e më pas mes Haradinajt me një tjetër figurë të UÇK’së kur komentoi deklaratën e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, i cili mbrëmë tha se Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa kanë qenë turistë gjatë kohës së luftës.
Sipas tij, kjo deklaratë e Haradinajt është një ndihmesë për procesin gjyqësor në Hagë.
Syla s’kishte si të mos vërehej në atë mori komentesh me vlerësimin e tij për këtë ndihmesë të pretenduar e që ai se konsideron aspak të dobishme . ‘Te ka hangër dreqi” nëse mbeti në llafe në televizione ka shkruar ai.
Syla paraprakisht ishte i ashpër me deklaratën e Haradinajt që për të ishte i pahijshme duke ditur situatën dhe një kalkulim elektoral madje./Botapress.info/