Për shkak të procedurave te paligjshme të cilat tani më janë bërë përditshmëri nga drejtuesit e RTK-së, Inspektorati i Punës ka gjobitur RTK-në në vlerë prej 1500 euro.
“Të punësuarit e RTK-së po përballen me kushte të tmerrshme të punës, prej mungesës në këto temperatura ekstremisht të larta të klimatizimit, e deri te mungesa e karrigeve. Derisa drejtuesit e RTK-së ankohen se këto nevoja elementare të punës nuk po mund t’i plotësojnë për shkak të mungesës së buxhetit, gjobat për shkak të veprimeve të paligjshme të tyre janë bëre pothuajse përditshmëri në RTK”, thuhet në njoftim.