Gazeta raportoi të dielën për një rrahje brutale që ndodhi në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë, ku si pasojë një person ka mbetur i therur me thikë. Për motive akoma të panjohura, i dyshuari 34-vjeçar ka goditur viktimën me mjetin e mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Kush është i dyshuari që u arrestua për këtë rast?
Në muajin qershor deficiti tregtarë më i ulët 4,6% sesa në qershorin e vitit të kaluar
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Rion Sejdiun, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sejdiu po dyshohet se e ka sulmuar 25-vjeçarin, duke e goditur me thikë në dy duart dhe për pasojë i riu u dërgua në Emergjencë për trajtim. Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
I dyshuari është paraqitur vet në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë, ndërsa thika qe dyshohet se u përdor në rast, nuk është gjetur ende.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 34-vjeçari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.