Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa zbukuroi tapetin e kuq të premierës së filmit të ri “Barbie” në Londër dhe Los Angeles.
The Sun shkruan se superylli i popit është në ekran si personazhi i saj Mermaid Barbie për një total prej vetëm 30 sekondash gjatë gjithë filmit 114-minutësh.
Në fakt, pavarësisht se ka marrë pjesë në premierat në Los Anxhelos dhe Londër dhe ka shkruar një këngë për kolonën zanore, Dua thotë vetëm një total prej 16 fjalësh – dy prej të cilave janë emri i filmit, vijon The Sun.
Duke folur për hyrjen në aktrim vitin e kaluar, ajo tha: Për mua është si hapa bebesh.Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të zbuluar edhe veten.
Dua ka të ngjarë të ketë një rol më të madh në filmin e e ardhshëm, thriller aksion spiun Argylle, me protagonist Henry Cavill, i cili do të shfaqet shkurtin e ardhshëm.