Kryetari i LDK-se Lumir Abdixhiku e ka prezantuar Pellum Bajqinovcin si kuadër i ri i Rrugës së Tretë të LDK-së.
Në një postim të tij në Facebook, lideri i LDK-s,e shkruan se Pellumbi eshte “…profesionist, përafrues e me plot interes për qytetin e tij e tonin, Pëllumbi është dhe veprimtar e bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm në familjen tonë politik”
Ja postimi i Abdixhikut ne Facebook:
Pellumb Bajqinovci, asambleist i LDK-së, është zgjedhur sot Kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Për këtë falënderoj të 26 këshilltarët komunal që Kryeqytetit po i japin përfaqësimin e denjë.
Përveç se profesionist, përafrues e me plot interes për qytetin e tij e tonin, Pëllumbi është dhe veprimtar e bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm në familjen tonë politike. E prita sot me plot kënaqësi.
Dhe pikërisht me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes.