Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon t’i “rehatojë” militantët dhe zyrtarët e vet, në pozita dhe institucione të ndryshme.
Së fundmi, kryetarja e Grave në Lëvizjen Vetëvendosje (GVV) në Obiliq, Fjolla Nasufi, është punësuar si inxhiniere në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Sipas gazetes, ajo gjer më tani ka qenë këshilltare/asistente e deputetit të Vetëvendosjes nga Obiliqi, Halil Thaçi.
Nasufi është renditur e 21-ta në listën që e ka siguruar Demokracia.com, transmeton Paparaci. Ajo, nga ana tjetër, përmes postimeve në Facebook shihet me kryeministrin, ministra e zyrtarë të lartë të LVV-së nëpër aktivitete të ndryshme.
Sikur shumë zyrtarë të LVV-së, as Nasufi nuk i kishte “shpëtuar” sulmeve ndaj mediave., teksa kishte shpërndarë një status të deputetit Thaçi.
Më tej, emri i saj ishte përmendur edhe në konkursin skandaloz të KEK-ut gjatë vitit 2022, ku ishin punësuar mbi 100 militantë të LVV-së.
Një hulumtim i Paparacit kishte nxjerr në pah shkeljet e rënda ligjore në procesin e rekrutimit të 128 punëtorëve në atë konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, si dhe të afërm të anëtarëve të komisionit intervistues të punësimit, figuronin në mesin e të punësuarve në KEK.
Në këtë konkurs ishin pranuar 128 persona, 120 prej tyre kishin qenë të afërm me partinë në pushtet. 40 të tjerë, patën deklaruar haptazi se kanë familjarë të punësuar në ndërmarrjen publike.
Megjithatë pas këtij konkursi skandaloz, Prokuroria Speciale ishte vënë në lëvizje, teksa po i njëjti proces rekrutues ishte anuluar në tërësi./Botapress.info/