Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se sot kanë nënshkruar koalicion me PDK-në për balotazhin e 9 nëntorit, shkruan Gazeta Express.
Ata e kanë bërë edhe publike marrëveshjen e arritur pas pajtueshmërisë mes dy Degëve.
Ismajli ka shkruar se “ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi”.
Në Gjilan, LVV dhe LDK garojnë për balotazhin e 9 nëntorit



Të tjera
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë