Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se heqja eventuale e masave ndëshkuese të BE-së do të ishte suksesi i vetëm i Qeverisë Kurti.
Ai ka vlerësuar se qeveria aktuale ka pasur dështime në të gjitha fushat e mundshme.
“Kosova po përjeton sanksione ndërkombëtare në kohën e regjimit të ri #KREJTdheDREJT. Të përkohshme janë sanksionet, po thotë Qeveria e Shpresës. Heqja eventuale e sanksioneve do të ishte suksesi i vetëm i kësaj qeverie mbas dështimeve të gjithanshme. Edhe regjimi i ri i përkohshëm është”, ka shkruar Kurti në profilin e saj në “Facebook”.