Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin siç ka bërë të ditur ai kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Në një postim në Twitter, Lajçak ka shkruar se takimi ishte i dobishëm dhe se kishin rënë dakord për rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjentë për të de-përshkallëzuar tensionet në veri dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.