Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike në një takim që do të mbahet sot, me fillim në orën 12:00.
Lidhur me takimin ka folur mbrëmë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.
“Cakolli u shpreh se, nga ky takim, do të ketë përpjekje, por gjasat janë që të konstatohet se nuk ka shumicë parlamentare, duke çuar në zgjedhje të reja”.
“Unë besoj që takimi i nesërm do të jetë vetëm një rikonfirmim zyrtar e formal i qëndrimeve që tashmë veçse dihet, pra unë besoj takimi i nesërm në fakt mund të jetë takimi në të cilin do të vendoset që as nuk ka shumicë në Kuvend dhe as nuk ka interes për ta gjetur mundësinë për ta formuar një shumicë të tillë”.
“Rrjedhimisht përkundër përpjekjeve për ta paraqitur nevojën për një qeveri të unitetit për të kaluar Ligje të caktuara, unë besoj që tashmë ka pafundësisht më shumë gjasa që nesër të jetë hapi i parë drejt formalizimit të shpërndarjes së Kuvendit dhe caktimit të datës së re të zgjedhjeve, sesa që të kemi një qeveri e cila eventualisht mund të dakordohet në mes të forcave politike, qoftë ajo nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, apo të partive ish-opozitare”.
“Prandaj, realisht nuk është që kam shpresa që takimi i nesërm do të sjellë progres në kuptim të formimit të institucioneve, për shkak se palët janë të barrikaduara në qëndrimet e tyre, në anën tjetër partitë ish-opozitare tashmë ndodhen në periudha kohore ku formimi i një qeverie të drejtuar nga ta do të ishtë me jetëzgjatësi tejet të shkurtër”, deklaroi Cakolli.



Të tjera
Aktuale Ekskluzive
Cilit koalicion “ia ka pa sherrin” më shumë LDK-ja: me PDK-në apo me VV-në? (REZULTATET E STATIATIKAT)
Rezukatet e LDK-së: Pas koalicinit me
Lajme Opinione
Arianit Balaj: LDK nëse don me rikthy votuesin, duhet me marr pushtet, jo me u fsheh pas opozitës!
Tash që AAK u ofrua me
Lajme Opinione
Isuf Bajraktari: VV në tatëpjetë, LDK në rikthim: Fundi i epokës së iluzioneve politike
Nëse vendi shkon në zgjedhje, Vetëvendosje nuk do të dalë më ajo që ishte.Rënia e saj tashmë ka nisur — jo si përplasje e menjëhershme, por si zbehje e ngadaltë e një ideali që e ka humbur dritën.Dështimi për formimin e Qeverisë Kurti 3 është më shumë se krizë numrash; është simptomë e një lëvizjeje që ka hyrë në vetëngopje.Dikur u pa si energji revolucionare, sot është kthyer në burokraci politike që jeton me fjalët e veta të