Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka dalë me një shkrim të gjatë si reagim ndaj strukturave të Vetëvendosjes dhe analistëve që janë pro tyre, dhe që shfaqen nëpër studio televizive, duke e madhështuar Jugosllavinë.
Syla në një postim të gjatë në Facebook, ka thënë se këtë koment po e bën pas debatit në ‘Pressing’ te Leonard Kerquki.
Ai tha se është fatkeqësi kur e sheh një gjeneratë të re që ende jeton duke besu ne rrenat e prindërve të tyre.
“Këto rrena bëhen për inati, sepse një pjesë e madhe e kësaj shtrese shoqërore kosovare që sot e madhështon Jugosllavinë bëhet sepse nuk ishin pjesë e shtetndertimit, nuk ishin hisenik të Republikës së Kosovës dhe ju iku historia para këmbëve… një pjesë se i kishte prindërit shërbëtorë ose bashkëpuntorë të këtij regjimi… këta bashkë e urrejnë Republikën për shkak të rrenave të prindve të tyre, që lidhen vetëm me urrejtjen ndaj komandantëve që në fund rezulton si urrejtje ndaj UÇK’së. E urrejnë edhe Tiranën se propaganda shekullore jugosllave e bëri të vetën.
Jugosllavia ishte një shtet fallc. Po të ishte e mirë, do të ekzistonte dhe do ta ruanin ata serbë, kroatë e sllovenë, boshnajk e maqedonë. Por shqiptarët ndoshta janë të vetmit me më shumë arsye që punuan me shkatërru, bashkë me bombardimet e NATO’s mbi Jugosllavinë e mbetur, këtë shtet artificial që kishte arsye të ekzistonte vetëm si kreaturë e Luftës së Ftoftë”, ka shkruar Syla.
Syla ka thënë se për të Jugosllavia ishte hegjemoni, dhunë dhe marrëzi socialiste me tipare fashiste.
Arsyeja pse sot jam anti-komuninst, anti-majtist është pikërisht kjo Jugosllavi, kjo botë e madhe sllave që nëpërmes të majtës socialiste dhe komuniste u mundua ta shtroj këtë hegjemoni, këtë ngulfatje të lirisë.Boll mo me këtë Jugosllavi. Atë madje se dojnë as Serbet që kishin ma shumë arsye se krejt ne ta dojnë, por e prishën. Kush jeni ju të padijshëm që po doni me ringjallë? Ju jeni vetëm disa kosovarë të irrtituar që ju iku historia para syve. Jeni nervoz dhe inatoir që s’jeni hisenik të Republikës që edhe barinjtë e Kosovës arritën të bëhen para juve, edhe analfabetët e ju e dyshuat… dhe ju nuk ishit pjesë e shtetndertimit të Kosovës”, është shprehur ai.
Ai tha se diskursi më mirë ka qenë 20 vjet se tash, dhe madhështimi i të kaluarës jugosllave është më i mirë se realiteti i Republikës kosovare, nuk ka ndonjë hajër, e as ndonjë të vërtetë objektive historike.
“Ky fjalor mund të çon vetëm në luftë civile e cila nuk besoj se do të zgjaste ma shumë 72 orë në dëm të tyre. Por mirë që është KFOR’i këtu e përpos tjerëve dhe sulmeve nga jashtë, na mbron edhe prej shqiptarëve të poshtër e budallë brenda. Ju jeni kjo sorta që folni me serbë qysh me ja u rrasë veteranëve dhe na izoloni me sanksione me na prish me krejt ata që e ndërtuan republikën. Ju e keni në krye Albin Kurtin, por nuk e dobi as atë, vetëm e përdorni kundër UÇK’së. Besomni se nuk e keni gjatë”, ka shkruar Syla. /Botapress.info/