Ambasadori britanik në Prishtinë ka thënë se njohja nga Siria paraqet një hap të rëndësishëm përpara për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik.
Jonathan Hargreaves tha se njohja e Sirisë për Kosovën forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, raporton KosovaPress.
“Përshëndes njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur nga Siria. Ky shënon një hap të rëndësishëm përpara për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik.
Mbretëria e Bashkuar me krenari ka qëndruar pranë Kosovës që nga dita e parë dhe do të vazhdojë t’i inkurajojnë të gjitha kombet të bashkohen me konsensusin në rritje në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, demokracisë dhe të ardhmes shumetnike”, ka shkruar ambasadori britanik në rrjetin X.
Siria më 29 tetor 2025 ka njohur Kosovën duke u bërë shteti i 120-të që ka bërë një gjë të tillë pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë në shkurt 2008.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i