Përfaqësuesi i Republikës se Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Ambasadori Astrit Zemaj ka takuar Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus, dhe delegacionin përcjellës nga NATO dhe KFOR-i për të diskutuar situatën e sigurisë, shkruan Botapress.info
Zemaj ka shprehur falënderimin e tij ndaj Goffus për vizitën e tij dhe ka theksuar rëndësinë e pranisë së NATO-s në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Ambasadori Zemaj gjithashtu ka vlerësuar përkushtimin e thellë të Kosovës për partneritetin me NATO-n dhe kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe globale.