Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar rreth lirimit të Dalbor Spasic, si i dyshuar për sulm në veri ndaj gazetarëve.
Deliu, përmes një shkrimi në Facebook, ironizon me kryeministrin Albin Kurti.
Ajo ka thënë se Qeveria Kurti ka liruar “terroristin” e radhës të arrestuar në veri, përmes koordinimit të tyre me anëtarin e Listës Serbe Radojçiqin.
Po ashtu Deliu shton se ata do t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e Serbisë dhe se Qeveria Kurti është tërhequr nga veriu me veprimet e tyre.
“E paskan liru edhe “terroristin” e radhës të arrestum në veri. Normalisht, edhe këtë, në koordinim me Radojçiqin. Jo veç që jeni tërheqë prej veriut, por krejt kushtet Serbisë keni me ia plotësu”, ka thënë Deliu. /Botapress.info/