Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është kryer një intervenim kirurgjik i rrallë, i cili ka zgjatur 5 orë, te një pacient 58-vjeçar, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Operacioni u mbështet nga ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe specializantë të Klinikës së Kardiokirurgjisë.
Pacienti kishte pesë sëmundje kryesore në arteriet e barkut, duke përfshirë një aneurizëm të aortës nën arteriet renale dhe një ulçerë penetruese të aortës, e lokalizuar në murin e pasëm drejt boshtit kurrizor, gjendje e rrallë në këtë nivel. Ulçerat aortike depërtuese përbëjnë 7.5% të të gjitha rasteve të sindromës akute të aortës.
Arteria iliaca komune e majtë ishte gjithashtu e aneurizmatike, ndërsa arteria iliaca externa e majtë kishte stenozë, një gjendje gjithashtu e rrallë. Boshti i arterieve iliake në anën e djathtë ishte me arteriomegali.
Pacienti kishte kaluar më parë zëvendësimin e arteries femorale komune dhe arteries femorale profunda të djathtë, me graft vaskular PTFE 8 mm, për shkak të sëmundjes aneurizmatike të këtyre arterieve.
Për të arritur deri te aorta abdominale dhe vena cava inferior, preparimi ishte shumë i vështirë për shkak të ngjitjeve të shumta dhe patogjive në segmentin aorto-iliak.
“Pas aneurizmektomisë (largimit të pjesëve të zgjeruara të aortës dhe arteries Ilica komune të majtë), bëhet interponimin e graftit vaskular Dacron në formë “ Y ” me dimensione 16/8mm, në pozicionin aorto – arteria iliaca komune djathtas dhe arteria ilica externa majtas. Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti në ditën e 8-të postoperative lëshohet në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Komuna e Gjilanit planifikon t’i furnizojë me pako ushqimore shërbyesit civil (Dokument)
Komuna e Gjilanit ka shpallur një
Aktuale
Hargreaves: Njohja e Kosovës nga Siria forcon paqen në Ballkanin Perëndimor
Ambasadori britanik në Prishtinë ka thënë
Aktuale
Basha: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme, andaj u thirr mbledhja e sotme e Kryesisë
Kryeparlamentari Dimal Basha, është deklaruar pas