Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten Vjosa Osmani dhe popullin e Kosovës për njohjen e re nga Siria.
Ai tha se është i lumtur me dinamikën e re të njohjeve për Kosovën këtë vit meqë njohja nga Siria është e treta me radhë pas Kenias e Sudanit.
“Urimet e mia të sinqerta për Presidenten Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik kosovar për lajmin e mrekullueshëm se Kosova është njohur nga Siria. Është mirë të shohësh këtë dinamikë të re. Gjermania gjithmonë ka qëndruar pranë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Siria dje mori vendim për njohjen e Kosovës në një takim trilateral në Riad të Arabisë Saudite me presidenten Vjosa Osmani, presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa, si dhe Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, si ndërmjetësues



Të tjera
Showbiz
Brikena përplaset me Edisën, ish-banorja: Mashtruese! Kam marrë informacione ekstra…
Një përplasje e ashpër ka ndodhur
Lajme
Gjendet i vdekur një 82-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Një rast i rëndë është raportuar
Aktuale
Çitaku: Nëse vendi shkon në zgjedhje Albin Kurti nuk është fajtori kryesor, por i vetmi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës