Mediumi kroat “Verçenjilist”, ka raportuar sot për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria. Sipas këtij mediumi, ky vendim i Damaskut zyrtar është një “dush i ftohtë” për presidentin e Serbisë, për shkak të raporteve të mira ekonomike e politike në mes të Sirisë dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.
Gjithashtu mediumi kroat ka përmendur edhe kohën kur Siria ishte nën regjimin e Bashar Al Assadit dhe raportet e ngushta që Assad kishte mbajtur me Moskën dhe Vladimir Putinin, duke rikujtuar edhe qëndrimin e Sirisë, që bashkë me Rusinë dhe Iranin e “respektonin integritetin territorial të Serbisë”
“Serbia, e cila nuk vendosi sanksione ndaj Sirisë pavarësisht kërkesave perëndimore, ka mbajtur marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me Damaskun. Së bashku me Rusinë dhe Iranin, Siria ishte ndër vendet e pakta që mbështetën fuqimisht integritetin territorial të Serbisë. Pikërisht për këtë arsye shumë në Beograd e shohin njohjen e sotme të Kosovës nga Damasku si një tradhti dhe një goditje serioze për politikën e jashtme serbe”, shkruan “Verçenjilist”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet