Dje presidentja Osmani ka njoftuar se Siria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u çuar në 120 numrin e njohjeve.
Osmani theksoi se njohja u arrit gjatë një takimi trilateral mes Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud dhe presidentit të Sirisë, Ahmed al-Sharaa.
Këtë vit Kosovën e njohu edhe Sudani më 12 prill një vend në verilindje të Afrikës.
Po ashtu, Kenia e njohu pavarësinë e Kosovës më 26 mars, 2025, duke u bërë shteti i 118-të. Ishte ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ai që e dha lajmin, para se presidentja Osmani ta konfirmonte zyrtarisht njohjen nga homologu i saj kenian, William Ruto.
Para tri këtyre njohjeve, shteti i fundit që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Izraeli në vitin 2021, pas një marrëveshje të nënshkruar në Washington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet